Connect with us

Lajme

Ndryshohet harta zgjedhore, votues të Dibrës dhe Mavrovë- Rostushës nga njësia 6 kalojnë në njësinë 5

Publikuar

me

Kuvendi rreth orës katër të mëngjesit ka votuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Me këto ndryshime, komunat Dibër dhe Mavrovë – Rostushë kalojnë nga Njësia e 6 zgjedhore kalojnë në Njësinë e 5 zgjedhore, informon INA.

Këto ndryshime janë propozuar nga grupet parlamentare të BDI, LSDM dhe VMRO-DPMNE. Kjo ishte marrëveshja që të votohet Ligji për Prokurorinë Publike, për të cilin është e nevojshme shumica absolute prej dy të tretave të votave të deputetëve. Me këto ndryshime rriten shanset që shqiptarët të zgjedhin dy deputetë më tepër në njësinë e 5-të zgjedhore. Përpos kësaj është ndërhyrë edhe në 60 nene të Kodit zgjedhore, që janë në harmonizim me rekomandimet e OSBE/ODIHR. (INA)

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com