Connect with us

Sport

NBA ‘All Star’: Buddy Hield fiton garën në gjuajtjet për tri pikë

Publikuar

Në Çikago, shumë prej yjeve të NBA kanë zbritur në parket, për të dhuruar spektakël, shkruan lajmi.net.

Këtë mbrëmje është zhvilluar edhe gara për tri pikët, ku më i suksesshmi është treguar anëtari i Sacramento Kings, Buddy Hield.

Në raundin e parë, Hield ka qëlluar 27 herë nga vija për tri pikë, duke kaluar në raundin final.

Ai arriti që edhe në raundin final të shënonte 27 herë, për t’u shpallur kampion në gjuajtjet për tri pikë.

Davis Bertrans, Devin Booker, Devonte Graham, Joe Harris, Zach Lavine, Duncan Robinson e Trae Young ishin yjet tjerë që morën pjesë në këtë garë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK