Kosovë
Natyra Kuçi e quan tradhtar Albin Kurtin

Natyra Kuçi, e ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për vendimin e heqjes së taksës.
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, e ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për vendimin e heqjes së taksës.
Ajo përmes një statusi në Facebook ka shkruar se kur Ramush Haradinaj e kishte votuar demarkacionin, VV e quajti tradhti derisa votimi bëhej nën presion të madh ndërkombëtar.
Postimi i Natyra Kuçit:
Me t’u bërë Kryeministër, vendimi i parë i madh i Haradinajt ishte votimi i demarkacionit. Ndonëse kishte presion të madh ndërkombëtar, VV e quajti tradhti dhe vazhdon t’ia përmendë këtë tradhti edhe sot.
Tash në pushtet, vendimi i parë i madh i Kurtit ishte heqja e taksës 100% ndaj Serbisë. I njëjti presion ndërkombëtar është edhe sot.






















