Connect with us

Sport

Napoli dhe Barca ndahen baras në ndeshjen e parë

Publikuar

Edhe pse Barcelona kishte posedimin e topit gjatë pjesës së parë, skuadra e vetme që shënoi në këtë pjesë, ishte ajo e Napolit.

Sulmuesi Dries Mertens shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur në minutën e 30’, për 1:0.

Barcelona arriti të barazonte në 1:1 në minutën e 57’, kur Antoine Griezmann shënoi pas një asistimi të Nelson Semedo.

Çerekfinalisti i kësaj përballje do të përcaktohet në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e kthimit, me Barcelonën që do të synojë të shfrytëzojë terrenin vendas./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK