Kosovë
Mustafa uron Kurtin: Ecëm ngadalë dhe me vështirësi, por arritëm në cak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër dhe të kabinetit qeveritar.
Mustafa ka thënë se me Kurtin kanë ecur ngadalë dhe me vështirësi, por se në fund arritën në cak, njofton Klan Kosova.
“Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj. Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka lehtë”.
Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm…
Gepostet von Isa Mustafa am Montag, 3. Februar 2020






















