Kosovë
Musliu deputetes së VV-së: Sheshet do të duhej të tunden nga protestues që kërkojnë që ti ta lësh ulesën e Kuvendit

Nënkryetarja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dje kishte shpërndarë një citat të një analisti fantom serb se “Albin Kurti s’ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”
Pas kësaj deklarate skandaloze, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga kolegët e saj deputet të partive të tjjera, shkruan Periskopi.
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu i ka kërkuar koleges së saj që të kërkoj falje për fjalët e thëna. Tutje ajo e pyet Kollçakun e kush ia ka shkruar ‘’ ate status te vredum?’’.
Reagimi i plotë:
Fatmire Mullhaxha Kollçaku, po te ishe Ti ne nje vend tjeter sonte sheshet do te duhej te tunden nga protestues qe kerkojne qe ti ta leshe ulesen e Kuvendit.
Kush ta shkroi ate status te vredum Fatmire???
Se nuk po du me mendu e me besu qe nje grua, nje nene, nje perfaqesuese e popullit sot ne prag te 12 vjetorit te Pavaresise se Kosoves dhe ne prag te 22 vjetorit te masakres me te t’merrshme te 28 shkurtit 1998 ne Likoshan e Çirez te nxjerre nga goja helm e te pa verteta duke mbajte anen e Serbise se gjoja UÇK paska bere krime.
Vazhdoni te kenaqeni me lavdatat dhe vlersimet qe ju bejne juve analistet serb! Nese nuk e ke shkru vet ate status dil kerko falje se jeni bere per TURP!





















