Connect with us

Religjion

Muslimanët më të mbrojtur nga koronavirusi, ja arsyja

Publikuar

Virusi korona tashmë ka pushtuar thuajse të gjithë botën, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve në mbarë botën është mbi 80,000, shkruan Zyrtare.net

Por derisa medicina po bën hulumtimin për gjetjen e vaksinës adekuate kundër virusit, këshillat e përgjithshme të mjekëve janë të shumëta duke nisur nga higjena personale.

Nga këshillat që jep po edhe OBSH duket që besimtarët muslimanë janë më të mbrojtur nga ky virus. Përse? Besimtarët muslimanë janë të obliguar që 5 herë në ditë të kryejn ritualin e faljes i cili obligon që paraprakisht personi në fjalë të jetë i pastër, gjegjësisht të ketë të kryer abdesin (larjen e duarve, komplet fytyrës dhe disa pjesëve të trupit).

Por duhet të potencojmë se virusi në fjalë prek më shumë personat me imunitet më të dobët, kurse si rekomandime të tjera që jepen janë edhe:

• Higjena respiratore, kur kolliteni apo teshtini, përdorni faculet ose shami.
• Shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.
• Mënjanimet e kontakteve të panevojshme me kafshë të gjalla apo produket e tyre dhe larja e duarve pas prekjes së tyre.
• Aplikimi i praktikave të higjenës ushqimore. Sigurohuni që mishi është gatuar mire para se të konsumohet./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK