Lajme
MPB në aksion, arrestohen 4 policë për nxjerrje informatash

Zyrtarët e lartë policorë të arrestuar janë nga Sektori për Krim të Fshehtë në Ministrinë për Punë të Brendshme dhe arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë Publike.
Atyre u janë konfiskuar telefonat celularë, kompjuterët dhe pajisje të tjera. Jozyrtarisht mësojmë se zyrtarët e lartë dyshohen se kanë nxjerrë sekretet zyrtare dhe të dhëna të tjera.
Prokurorja Villma Ruskoska për TV21 konfirmoi se katër nëpunës policorë janë thirrur në Prokurorinë për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të organizuar.
Ajo shton se u janë marrë celularët dhe për momentin po japin deklaratë.


















