Connect with us

Lajme

Mosmarrëveshje në fund mes BDI-së dhe LSDM-së, Nikollovski paralajmëron shtyrje të zgjedhjeve

Publikuar

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski ka paralajmëeruar mundesinë për formim të një shumice të re parlamentare.

Nikollovski shkruan se ekziston mundësi reale që partia e tij të krijojë një shumicë të re parlamentare nëse Kuvendi, sipas tij, taktizon me këtë ligj, dhe disa ligje të tjera.

“Nëse Kuvendi vazhdon të taktizojë dhe nëse parandalohet në ndonjë mënyrë votimi për ligjet e rëndësishme, e në veçanti Ligjit për Prokurorinë Publike, Kodit Zgjedhor, Ligji për Mbrojtjen, shkarkimi i Mizrahih … atëherë ekziston mundësi reale ne të kirjojmë një shumicë të re parlamentare, dhe më pas një qeveri të re stabile që do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare. Maqedonia Veriore nuk do të mbahet peng e interesave partiake dhe kriminele, sundimi i ligjit dhe e ardhmja evropiane janë prioritet i qytetarëve dhe ne do të luftojmë deri në atomin e fundit.”
shkruan Nikollovski.

Ai ka përmendur Ligjin për Prokurorinë Publike, shkarkimin e ministres së VMRO DPMNE-së, Rashella Mizeahi, Ligjin për zgjedhjet dhe ligjin për mbrojtje. Ai akuzoi se Parlamenti është bllokuar, kurse mediumet e aferta me LSDM-në raportojnë se VMRO dhe BDI sërish janë bë bashkë për të bllokuar ligjet./Zyrtare.net/

Доколку во Собранието се продолжи со тактизирање и ако на кој било начин се оневозможи гласање на важните закони, а…

Gepostet von Ljupcho Nikolovski am Donnerstag, 13. Februar 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK