Lajme
Mos-balancimi i njësive zgjedhore, Selmani: Humbës shqiptarët

Katër nga gjashtë njësitë zgjedhore në vend kanë numër më të madh ose më të ulët të votuesve se sa e lejon ligji.
Nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve për TVM2 theksojnë se aktualisht situata më kritike është në njësinë numër 6 e cila kalon pragun për 3,6 për qind, gjejgësisht është përreth 8 përqind, dhe se për çështjen në fjalë kanë kryer obligimin ligjor, kanë informuar institucionet kompetente.
“Veç gjenden 4 njësi zgjedhore kur tejkalohet +- 5,% që është e paraparë me Kodin Zgjedhor. KSHZ ka njoftuar edhe Ministrinë e Drejtësisë por edhe Kuvendin se me të vërtetë kemi një disbalanc që tashmë është I madh në njësinë zgjedhore numër 6 ku është +8 %” – tha Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.
Selmani: Partitë s’kanë vullnet për tejkalimin e çështjes
Kjo çështje vjen si rrjedhojë e mungesës së vullnetit politik nga ana e subjekteve politike për ti zgjidhur me kohë, shprehet eksperti juridik Bashkim Selmani.
“Kjo çështje është më e thellë sesa që duket mirëpo në përbërje ndryshimi I Kodit Zgjedhor në rrethana të tjera plotësuese mund të zgjidhin njëherë e përgjithmonë këtë problem por unë nuk shpresoj që do të zgjidhet për arsye se vullneti diametrialisht i kundërt i partive politike e bën një humbje të këtillë. Por ne si komb humbim më shumë në këtë rast, sespse nëse bëhet një studim i kësaj natyre, minimum duhet të kemi 40 deputetë shqiptar në Kuvend në bazë të pozitës gjeografike që kemi” – deklaroi eksperti juridik, Bashkim Selmani.
Dy partite maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë bisedimet në lidhje me ndryshimin e Kodit Zgjedhor por duke mos shpalosur detaje nëse mbështesin balansimin e njësive zgjedhore, ndërsa BDI e Ahmetit ka kërkuar balancim të detajuar të njësive, ashtu siç ka rekomanduar edhe OSBE/ODIHR.
Nga KSHZ thonë se akoma ka hapësirë kohore për tu intervenuar në Kodin Zgjedhorë,megjithëse rekomandojnë që një gjë e tillë të ndodhë kur vendi nuk do të jetë disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. ( TVM2)

















