Kosovë
Mizore: Britania mbyll derën ndaj krejt punëtorëve të pakualifikuar dhe atyre që s’dinë anglisht

Britania do t’i mbyll kufijtë e saj për punëtorët e pakualifikuar dhe ata që nuk mund të flasin anglisht, si pjesë e rishikimeve fondamentale të ligjeve të emigracionit që do t’i japë fund periudhës së fuqisë së lirë punëtore nga BE-ja në fabrika, magazina, hotele dhe restorante.
Duke e zbuluar sistemin e pikëve të stilit Australian gjatë të mërkurës, qeveria do të thotë se po merr një mundësi unike për të marrë nën kontroll të plotë kufijtë britanikë “për herë të parë në dekada” për të eliminuar “shtrembërimet” që u shkaktuan nga liria e lëvizjes që mundësohej gjatë kohës sa ishin pjesë e BE-së.
Por, liderët industrialë menjëherë akuzuan qeverinë se po i shkaktonin dëme ekonominë dhe paralajmëruan se do të kishte “pasoja katastrofale” me shumë punë të humbura dhe me fabrika të mbyllura, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Laboristët dhe Liberal-Demokratët po ashtu dënuan këto blane ndërkaq Unisoni, që përfaqëson punëtorët shëndetësor tha se kjo do të shkaktonte një katastrofë në sektorin e kujdesit mjekësor.
![]()
Sidoqoftë, ministrat argumentuan që thjesht po e realizojnë Brexitin ashtu siç u kërkua nga elektorati.
Sipas këtyre planeve, kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë të mbyllur për punëtorët e pa-kualifikuar dhe për të gjithë emigrantët që nuk e flasin gjuhën angleze. /Periskopi



















