Connect with us

Kosovë

Ministri i ri i Bujqësisë çon ekipet në terren për evidentimin e dëmeve nga stuhia në Dukagjin

Publikuar

Ministri i ri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka nisur ekipin e ministrisë për në Pejë e Istog, për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga erërat e forta në këto vende.

Këtë të ditur e ka bërë vet ministri Mustafa nëpërmjet një statusi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot kam dërguar në terren ekipin e Ministrisë, i cili në bashkëpunim me përfaqësuesit e Komunës së Pejës dhe Istogut, do të evidentojë dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë nga erërat e forta, që kanë mbretëruar mbrëmjen e kaluar në këtë rajon.
Ky ekip do të monitorojë dhe vlerësojë këto dëme dhe si Ministri do të analizojmë mundësitë buxhetore, ligjore dhe operative për të përkrahur fermerët tanë drejt rimëkëmbjes sa më shpejt.