Kosovë
Ministri Bislimi fillon të flas si hoxhë, Avdullah Hoti ia kujton se është në qeveri

Qeveria e Kosovës ka votuar edhe alokimin e mjeteve për Komisionin Qendror Zgjedhor [KQZ] për organizimin e zgjedhjeve në komunën e Podujevës.
Ministri i Financave dhe transferove, Besnik Bislimi, ka shprehur ankesë për shumën e kërkuar nga KQZ-ja duke bërë kualifikime të papranueshme për pozitën që mban, dhe të cilat tingëllonin si të një hoxhe apo kleriku tjetër fetar, shkruan Periskopi.
“Zgjedhjet janë bërë me e zgjedhë kryetarin e komunës jo me i pasuru KQZ-në, është skandaloze kërkesa me e bo 60% mëditje, do të ketë zgjedhje një ditë jo 3 muaj. Parja publike duhet të shfrytëzohet si nikoqirllëk”, tha Bislimi teksa propozoi që të refuzohet si e pabazuar edhe kërkesa e PZAP-it për punë jashtë orarit, 18 mijë euro.
Por, ishte zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ai që nuk lejoi një gjuhë të tillë moralizuese e të papranueshme nga ana e Bislimit.
“Të kujdesemi si qeveri që asnjëherë të mos japim kualifikime që mund të jenë bindje tonat personale, por, që mund të jenë të pabazuara. Ju e keni obligim, duhet të kujdeseni që çdo cent që ndahet për KQZ-në të shpenzohet sipas rregullativës, ju duhet të kujdeseni se si po shpenzohen këto mjete,” – deklaroi zv.kryeministri Hoti duke e ndaluar kësisoj atë moralizim të panevojshëm nga ana e ministrit./Periskopi






















