Connect with us

Lajme

Mickoski fton deputetët që mos ta votojnë Ligjin për Prokurori Publike

Publikuar

me

“Propozim Ligji për Prokurorinë Publike, që prej sot është në procedurë parlamentare është Ligj për amnisti për Zoran Zaevin dhe bashkëpunëtorët e tij, amnisti për njerëzit që kanë punuar për të. Ligjet duhet të vlejnë njësoj për të gjithë. Përmes këtij propozimi shihet qartë se kërkohet amnisti për Zaevin, për Titanik 1, Titanik 2 dhe raste të tjera”, tha Mickoski i cili njëherit iu bëri thirrje deputetëve që të mos e votojnë këtë propozim ligj.

Ai shtoi se me ligjin e ri për Prokurorinë Publike, kryetari i i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me Roskovskën dhe Joevskin duan të kontrollojnë drejtësinë e ardhme në vend.

Mickoski, po ashtu, kërkoi që të formohet një ekip i ekspertëve juridik ku të përgatitet një ligj kualitativ që do të miratohet menjëherë nga përbërja e re parlamentare, duke shtuar se për ta është e rëndësishme që të arrihet një ligj kualitativ dhe jo një ligj që nënkupton amnisti për Zoran Zaevin, përcjell Gazeta Express

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com