Lajme
Meta: Ministrja Gjonaj e përfshirë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese, të japë dorëheqjen

Pas publikimit të fakteve të një ditë më parë, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta hedh akuza mbi ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që sipas kreut të shtetit është e përfshirë drejtpërdrejtë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
Meta tha se do të dorëzojë kallëzimin në SPAK për Gjonajn, duke i kërkuar asaj të dorëhiqet për ti përballur me drejtësinë si ish-ministre./oranews.tv./


















