Connect with us

Lajme

Meta: Edhe në NATO le të kërkojnë interpretim deri më 24 korrik 2022 jam në detyrë

Publikuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaron se është betuar para shqiptarëve për të mbrojtur Kushtetutën dhe do të përballet me këdo që e shkel atë.

“Përplasja ime do jetë ballore me këdo që prek Kushtetutën. Për këtë të jenë të sigurt të gjithë, si në mazhorancë edhe në minorancë”,- tha Presidenti Ilir Meta.

Lidhur me komisionin e PS për shkarkimin e kreut të shtetit, Presidenti Meta tha: “Jo në Venecia, por në NATO lë të kërkojnë interpretim dhe opinion. Kjo punë ka marrë fund. Unë do jem në detyrë deri në 24 korrik 2022”.

Kreu i shtetit ka komentuar ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh se, do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutës. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës. Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por është në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare. Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, është shprehur Meta gjatë intervistës në studion e Ilva Now ne Euronews Albania /Ora News.tv/

Maqedoni35 minutes ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Shqipëri1 hour ago

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Lajme1 hour ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme2 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni3 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni3 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni3 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri4 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë4 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni4 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni4 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë4 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK