Connect with us

Sport

Messi, Griezmann dhe Fati nuk luajnë së bashku – Setien ka një arsye për këtë

Publikuar

me

Quique Setien është tejet i limituar në zgjedhjet për sulmin e skuadrës, si pasojë e lëndimeve të shumta në skuadër.

Luis Suarez dhe Ousmane Dembele janë lëndimet kryesore, që lënë Setien me pak zgjidhje për sulmin. Tre emrat në dispozicion për këtë repart janë Antoine Griezmann, Lionel Messi dhe Ansu Fati – por trajneri nuk po i starton treshen së bashku.

Sipas ‘Marca’, arsyeja për këtë është dëshira e Setien për të mos rrezikuar që të lëndohet edhe një lojtar i këtij reparti, transmeton lajmi.net.

Në dy ndeshjet e kaluara, ishte Sergi Roberto që startoi në treshen e sulmit me Lionel Messi dhe Antoine Griezmann/Ansu Fati.

Mbetet të shihet nëse Setien do të heq dorë nga ky plan dhe në ndeshjen e së shtunës kundër Getafe, t’i aktivizojë të tre nga minuta e parë. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com