Lajme
Mësohet gjendja e dy grave dhe fëmijës 10 vjeçarë që mbeten të lënduar nga tragjedia në Rramanli

Dy nga tre pacientët e shtruar në Spitalin e Qytetit të Shkupit nga tragjedia në Rramanli janë në gjende të rëndë shëndetësore. Nga Spitali i Qytetit njoftojnë se një grua e moshës 31 vjeçare është në gjendje kritike dhe afërsisht ka 80% të trupit e ka djegur, raporton TV21. Sipas mjekëve djegiet e 31 vjeçares janë të nivelit të tretë.
Nga atje njoftojnë se 28 vjeçarja e cila është edhe shtatzënë ka afërsisht 25% të trupit të djegur.
“Djegia është e nivelit të dytë. Rëndues është fakti se pacientja është në muajin e shtatë të shtatzënisë. Dje e njëjta ka kryer kontrolle tek gjinekologu është konstatuar gjendja e fëmijës. Por nuk dihet se si do të vijojë situate, nuk mund të flasim para kohe. Dhe pacienti i tretë është një fëmijë i moshës 10 vjeçare që sipas rezultateve të para që janë kryer dje, fatkeqësisht u konstatua se është i djegur afërsisht 70 %. Kjo u vërtetua në momentin kur fëmija hyri në sallë operimi. Është fëmijë i moshës 10 vjeçare, për momentin gjendja është stabile, por është në rrezik për jetë”, deklaroi mjeku Ljuben Arsenov, nga Spitali i Qytetit.
Gepostet von TV21 am Montag, 24. Februar 2020



















