Connect with us

Lajme

Menduh Thaçi: Ali Ahmeti ka urdhëruar vrasjen time në vitin 2001 (VIDEO)

Publikuar

Kryetari i PDSH-së, në një intervistë për Gazetën Express, ka thënë se oponenti i tij politik, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, në vitin 2001 ka urdhëruar vrasjen e Thaçit.

Ai tha se këtë veprim nuk ka guxuar që ta ndërmerr as kreu i BDI-së, aso kohë udhëheqësi politik u UÇK-së, Ali Ahmeti dhe as shokët e tij.

Më poshtë keni deklaratën e tij të plotë:

“Ata harrojnë se kokën e kujt e ka kërkuar Aliu. Kënd e ka shpallur Aliu tradhëtarë në vitin 2001. Kënd kanë deshtë me e vra ata por nuk ua ka mbajte. As Aliut nuk ja ka mbajte e as atyre që e bënë konfliktin në vitin 2001 që me gjujtë pushkë dhe me më vra.

Pyete atë. Kur e shpall dikë në mënyrë formale dhe joformale tradhëtarë t’i bën apel që me e ekzekutu atë apo?”, tha kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.

Thaçi për Express: Ali Ahmeti ka udhëruar likuidimin tim në vitin 2001

Thaçi për Express: Ali Ahmeti ka udhëruar likuidimin tim në vitin 2001

Gepostet von T7 am Mittwoch, 5. Februar 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK