Connect with us

Sport

Mediet flasin për formacionin e Guardiolas te Juventusi – duket fantastik

Publikuar

me

Sipas asaj që raportojnë mediet angleze, drejtuesit e klubit italian e shohin spanjollin si njeriun e duhur për stolin e ‘’Bardhezinjëve’’, të cilët nuk janë të kënaqur me teknikun e tanishëm, transmeton lajmi.net.

Guardiola do të merrte drejtimin e Juventusit nëse do t’i premtoheshin investime të mëdha.

Çuditërisht, një nga emrat është edhe ai i Lionel Messi, i cili vazhdon të përmendet për një largim nga Barcelona, pas zënkës me Eric Abidal.

Edhe pse pak e besueshme, me transferimin e Messit, Juventusit do të kishte fatin të kishte në të njëjtën skuadër dy lojtarët më të mirë në hisoti të futbollit.

Përveç Messit, Juventusit raportohet se mund t’i bashkohej edhe Leroy Sane.

Me Messin dhe Ronaldon në formacion, Juventusi do të kishte ndoshta formacionin më të mirë në histori të tyre, dhe tifozëve të futbollit do t’u plotësohej ëndrra, për t’i parë në një skuadër këtë dyshe, që kanë mbi dhjetë vite që sundojnë këtë sport./Lajmi.net/

Advertisement
loading...

MË TË LEXUARAT