Lajme
Mediat në Shqipëri: Droga e kapur në Krushopek, kaloi përmes Shqipërisë

Mediat në Shqipëri shkruajnë se kokaina e kapur në Krushopek ka ardhur nga Shqipëria.
Burime për ABC News kanë raportuar se sasia e drogës ishte e fshehur në një kamion me banane, i cili ka hyrë që dje nga dogana e Hanit të Hotit nga Mali i Zi, dhe sot ka dalë ne Qafë Thanë, për në Maqedoni.
Destinacioni final i lëndës narkotike ka qenë për në Slloveni.
Autoritetet e Shqipërisë e kanë mbajtur nën vëzhgim, pasi kanë patur informacion për kamionin, dhe e kanë lejuar që të kaloj në Shqipëri në koordinim me të gjithë autoritetet ndërkombëtare të përfshira në këtë operacion.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë DEA Amerikane, Guardia di Financa, Policia shqiptare dhe autoritete të tjera të vendeve fqinje.
Kamioni me kokainë, është lejuar që të dalë nga Shqipëria, pasi duhet të zbulonin se deri ku do të shkonte, dhe se kush fshihej pas kësaj ngarkese rekord kokaine.
Sipas informacioneve paraprake është mësuar se kalimi i drogës është bërë me dakordësimin e DEA-s amerikane, Guardia di Finanzza dhe SPAK në Shqipëri.
Gjatë kalimit në territorin shqiptar transportimi i lëndës narkotike ka qenë nën vrojtimin e policisë.















