Connect with us

Kosovë

Me vendimin e ri të Kurtit, gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk u preken pagat

Publikuar

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë Qeveria nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë.

Megjithatë, ky vendim i qeverisë Kurti, nuk ka efekt për uljen e pagave aktuale në sistemin e drejtësisë.

Kjo I bie që gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do t’u ulen pagat. Në vendimin e vitit 2017, gjyqtarëve dhe prokurorëve u ishin dyfishuar pagat. Kjo kategori ishin të vetmit që nuk kishin përfituar nga rritja e pagave e zyrtarëve të shërbimit publik. /Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK