Connect with us

Kosovë

Me dokumente: Halil Matoshi tregon se si pushteti i ri po ndërhyn në liritë qytetare

Publikuar

me

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka filluar së fundi një fushatë për ndalimin e duhanit në ambiente të mbyllura në komunën e Ferizajit, edhe pse ligjet në fuqi e bëjnë ndalimin në fjalë.

Në fakt, z.Basha gjatë kampanjës së tij ka përgatitur edhe dokumente në të cilat iu kërkon qytetarëve të Ferizajit që të zotohen për zbatim të ligjit në fjalë, ndërkohë që ka njoftuar se është takuar edhe me pronarë kafenesh, zyrtarë policorë dhe të tjera autoritete përkatëse.

Kjo ka irrituar ish këshilltarin e lartë të ish kryeministrit Haradinaj, z.Halil Matoshi, i cili ka bërë një reagim të titulluar “Pyetja Nr.2 për pushtetin.”

“Ai duke nënshkru zotime private me qytetarët, pronarë biznesesh, ka ndërhy në liritë qytetare dhe ka manipulu publikun për efekte populiste, derisa Kuvendi e ka votu Ligjin që ndalon duhanin në ambiente të mbyllura, i cili vazhdon paradoksalisht të jetë në fuqi?” – shkruan z.Matoshi në reagimin e tij.

Ai më pas pyet me të drejtë se përse z.Basha nuk ka kërkuar nga Qeveria që tashmë drejtohet nga partia së cilës i takon, Vetëvendosje, që të bëj zbatimin e ligjit në fjalë, shkruan Periskopi.

Matoshi pretendon se Basha i ka përzier kompetencat e tre pushteteve të cilat në demokraci janë të ndara, ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Kujtojmë se Vetëvendosje e kishte pasur në fokus të veçantë çështjen e kafeneve. Përveç deputetit të zgjedhur, ish kandidati për deputet Yll Rugova kishte premtuar nga një gotë ujë për çdo kafe që do të porositnin qytetarët me arsyetimin se “uji ishte e drejtë elementare”.

Më poshtë e keni statusin e plotë të z.Matoshi dhe dokumentin në fjalë:

Pyetja Nr. 2 për pushtetin

Respekt një të zgjedhuri të popullit si Dimal Basha, por ai, duke nënshkru zotime private me qytetarët, pronarë biznesesh, ka ndërhy në liritë qytetare dhe e ka manipulu publikun për efekte populliste, derisa Kuvendi e ka votu Ligjin që ndalon duhanin në ambiente të mbyllura, i cili vazhdon paradoksalisht të jetë në fuqi!? Ligji për kontrollin e duhanit në Kosovë ka hyrë në fuqi në vitin 2013, por që nuk ka gjetë zbatim.

Përse deputeti i nderuar Basha nuk ka kërku nga ekzekutivi zbatimin e ligjit ose të marrë nismën në Kuvendin e Republikës, qoftë për ndryshim ose amandanentim të ligjit?
Ai i ka përzi kompetencat e tre pushteteve që në demokraci janë të ndara.
Përderisa ka normë ligjore me të cilën rregullohet/sanksionohet një fushëveprimtari, një raport, çdo veprim paralel ndesh me normën është pozicionim mbi ligjin.

A është ky veprim i deputetit Basha arbitraritet?

 

Advertisement
loading...

MË TË LEXUARAT