Lajme
Alarmante/ Mbi 360 viktima nga koronavirusi

Ka arritur në 360 numri i njerëzve të vdekur nga shpërthimi i një koronavirusi në Kinë. Kjo pasi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në provincën Hubei raportoi të hënën për 57 viktima të reja.
Në total janë mbi 17,200 njerëz të prekur nga kjo sëmundje në gjithë Kinën.
Hubei, vendi ku sëmundja është raportuar për herë të parë në muajin dhjetor, është izoluar pothuajse tërësisht: gati të gjitha rrugët dhe transportet publike janë mbyllur.
Koronavirusi në Kinë, që është një familje e virueseve, është identifikuar si 2019-nCOV.
Ai shkakton ethe, kollitje, gulçimë dhe vështirësi në frymëmarrje.























