Kosovë
KOSOVË/ Mbërrin aeroplani nga Italia: Mobilizim i madh për testime për koronavirus

Para pak çasteve në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka mbërritur aeroplani i linjës ajrore Verona-Prishtinë.
Ardhja e këtij aeroplani ka mobilizuar ISHPK’në duke dërguar një ekip shtesë të mjekëve.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara për Periskopin ka thënë se të gjithë udhëtarët do t’i nënshtrohen kontrollit nga ekipa mjeksore që po qëndron në aeroport, raporton Periskopi.
“Ekipa mjekësore shtesë ka ardhur në aeroport dhe secili udhëtarë do të kontrollohet”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se deri më tani në Kosovë nuk ka asnjë të infektuar me Koronavirus./Periskopi/





















