Connect with us

Kosovë

Matoshi pyet Kurtin: Kush nënshkroi në Mynih, zyrtarët e Lekajt apo Abdixhikut

Publikuar

Publicisti Halil Matoshi ka vazhduar serinë e shkrimeve të tij të cilat i publikon në formë pyetjesh për pushtetin dhe kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin.

Matoshi këtë herë ka shkruar pas deklarimeve të Albin Kurtit se në Mynih të Gjermanisë marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën e kanë nënshkruar dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës pa miratimin e qeverisë së re.

Ndërkohë Matoshi e pyet se “.. a kanë nënshkruar zyrtarët e Pal Lekajt apo të Lumir Abdixhikut”.

Për publicistin kosovar, deklarimet e Kurtit se “Marrëveshjet nuk u autorizuan nga Qeveria ime”, lënë të kuptojnë se mbase Kosova “ka dy qeveri”.

Shkrimi i plotë:

Pyetja Nr. 5 për pushtetin

A nënshkruan marrëveshje zyrtarët e Pal Lekajt apo të Lumir Abdixhikut?

Do të ishte krejtësisht normale që zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës të nënshkruanin marrëveshje me homologët serbë, por me nënshkruar me Marko Djurić-in, si shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kjo së pari është legjitimim i kësaj zyre fantome dhe së dyti paraqet asimetri në përfaqësimin e shteteve: Serbia shtet dhe Kosova “ma pak shtet” – që pala serbe e cilëson si “krahinë jugore” të Serbisë!?

Albin Kurti po thotë se zyrtarë të Pal Lekajt kanë nënshkruar marrëveshje të cilën as që e ka parë !?

Në anën tjetër Kurtin e demantoi partneri i koalicionit, LDK që mbështeti marrëveshjet e nënshkruara nga zyrtarët e Lumir Abdixhikut e jo të Pal Lekës, siç i cilësoi Albin Kurti!?

Qysh është e mundshme që zyrtarë të Qeverisë së rënë pasi Kryeministri Haradinaj është dorëhequr, të nënshkruajnë marrëveshje me një shtet tjetër, prapa shpinës së shefit të Qeverisë?

Qysh është e mundshme që vartës të Kryeministrit (ata dy përfaqësues të MTI-së duhet të jenë staf civil i Qeverisë) të takohen e të bëjnë ujdi me zyrtarë të shtetit serb pa dijen e shefit të tyre?

Nëse dekonstruktohet fjalia e Kurtit “Marrëveshjet nuk u autorizuan nga Qeveria ime” del se Kosova paska dy Qeveri!?

Çka po ndodhë Kryeministër?

P.S.

Mbrojtja e interesit të Kosovës në Konferencën e Munich-it nga Kryeministri Kurti, përtej retorikave të forta, ishte prej burrështeti. Të jesh sot kundër korrigjimit të kufijve dhe ‘trikave’ serbe për “Minj Schengen ballkanik” është patriotizëm kushtetues!

NA NDIQ NË FACEBOOK