Connect with us

Lajme

Masakra në Rrëshen/ Vrau ish gruan dhe kunatin, la jetim 3 fëmijët e tij (EMRAT)

Publikuar

Policia ka dhënë informacionin paraprak mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Rrëshenin këtë të martë rreth orës 20.40, njofton Zyrtare.net.

Vledison Filopati 34 vjec dhe motra e tij Esmeralda Filopati 36 vjeçe janë ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës së tyre.

I dyshuar për vrasjen e tyre është ish bashkëshorti Esmeraldës, Fatmir Koleci i cili ka qenë për një periudhë në burg për dhunë ndaj guras.

Çifti Esmeralda Filopati dhe Fatmir Koleci kishte edhe tre fëmijë nga martesa e tyre e prishur pak kohe me pare.

Autori pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës të cilat nisen krehjen e zonës pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK