Connect with us

Sport

Maradona: Do të doja që Napoli ta kishte Messin

Publikuar

Skuadra e tij, Napoli, u ndesh dje (e mërkurë) me Barcelonën, me ç’rast u ndanë baras, 1:1

Maradona theksoi se kjo është shumë pak e mundur bashkimi i Messit me napoletanët, marrë parasysh lidhjen e fortë që argjentinasi ka me Barcelonën.

Pas ndeshjes qëu zhvillua në “San Paolo”, pasuan edhe deklaratat e ish-lojtarit, ku u shpreh: “Messi asnjëherë nuk ka provuar atë që kam bërë unë, por ai do të përshtatej shumë mirë në Napoli”, ishin fjalët e 59-vjeçarit raporton Football Italia, transmeton lajmi.net.

Gjatë qëndrimit të tij në Napoli, Maradona arriti t’i fitonte dy tituj të kampionëve një Kupë të Italisë dhe një Kupë të UEFA-së./Lajmi.net/