Connect with us

Lajme

Maqedoni/ Situata me gripim alaramante, 3600 të prekur për një javë, tre fëmijë më rëndë

Publikuar

Dje u regjistrua edhe viktima e parë e gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ku humbi jetën një 14 vjeçare. Tre fëmijë prej 17 pacientëve në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup janë në gjendje serioze si rezultat i komplikimeve nga gripi. Por, të tre fëmijët kanë edhe disa sëmundje tjera. Autoritetet shëndetësore thonë se për momentin nuk ka nevojë për mbyllje të shkollave, përcjell TVM2.

“Nuk janë të gjithë pacientët me komplikime, ka dy fëmijë të hospitalizuar me komplikime të rënda të bronko-pneumonisë, ndonjëherë fëmijët kanë miozit, dhimbje të muskujve, të eshtrave, dhe një fëmijë me enfacelit. Siç e dini nga informatat e djeshme, një fëmijë me sëmundje kronike me cefolopati dhe paralizë cerebrale ka pasur komplikime nga gripi. Pacientë më ventilim mekanik me grip të vërtetuar nuk kemi.”,- deklaroi drejtoresha e Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Natasha Najdanovska Allulloska./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK