Connect with us

Lajme

Maqedoni/ Miratohet ligji për Prokurorinë Publike

Publikuar

Në një atmosferë tensionuese, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut para pak çastesh me 80 vota pro dhe 6 kundër  ka miratuar ligjin për Prokuroinë Publike, raporton Zyrtare.net

Fillimisht ligji nuk kaloi, pro votuan vetëm 74 deputetë, por kreu i  Kuvendit, Talat Xhaferi anuloi votimin nën arsyetimin e pengesave teknike. Pas kësaj ndërhyrje procedurale kërkoi deputetja Liljana Popovska dhe deputeti Ferid Muhiç.

Pas fjalimit që mbajtën dy deputetët e shumicës, ligji sërish u hodh në votim dhe mori dritë të gjelbër nga 80 deputet.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi menjëherë pas votimit ka dhënë 1 orë pauzë ndrësa pritet të rrifilloj me pikën e radhës, atë të shpërbërjes së Kuvendit./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK