Sport
Mane shënoi sot golin numër 100 në Premierligë

Pasi qëndroi për disa javë jashtë fushave si pasojë e një lëndimi, sot Mane u kthye në fushën e blertë, në ndeshjen kundër Norwich City.
Vetëm 18 minuta në fushë i mjaftuan yllit senegalez që të gjente rrugën e golit, për të vendosur edhe fatin e këtij takimi.
Por, ky gol ishte i veçantë, pasi ishte goli numër 100 për Sadio Mane, përcjell lajmi.net.
Mane ka shënuar plot 75 gola me fanellën e Liverpool, kurse 25 të tjera i shënoi me Southampton. /Lajmi.net/





















