Connect with us

Sport

Manaj bën heroin dhe përmbys Dukagjinin – merr tri pikë për Trepçën 89

Publikuar

Trepça 89 ka mposhtur Dukagjinin me përmbysje, me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.

Heroi i këtij takimi ishte Arb Manaj, i cili arriti të gjente dy here rrugën e golit.

Fillimisht, sfida u zhbllokua nga Milicaj, i cili gjeti rrugën e golit në minutën e 24’, për t’i dhënë epërsinë skuadrës mysafire nga Klina.

Në pjesën e dytë, Trepça 89 fillimisht reagoi në minutën e 71’, me golin e Manaj nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan lajmi.net.

Goli i dyt i Manaj dhe i përmbysjes së Dukagjinit erdhi në minutën e 88’. Ky gol vendosi takimin dhe i dha tri pikët Trepçës 89.

Me këtë fitore, Trepça 89 ngritët në 26 pikë për pozitën e shtatë në tabelë, kurse Dukagjini mbetet në pozitën e fundit, me nëntë pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK