Connect with us

Sport

Man Utd vështirëson punët për Romën – ngritë në 20 milionë euro çmimin e Smalling

Publikuar

Smalling po luan aktualisht te Roma, si i huazuar, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij, duke bërë që drejtuesit e ‘Giallorossi’ të dëshirojnë transferimin e plotë të tij.

Sipas raportimeve të ‘Express’, Roma do të duhet t’i paguajnë Man Utd-së 20 milionë euro për transferimin permanent të Smalling, transmeton lajmi.net.

‘Djajtë e kuq’ kanë rritur çmimin e mbrojtësit pas paraqitjeve të mira të lojtarit në ‘Stadio Olimpico’, por klubi italian thuhet të ketë vetëm 14 milionë euro në dispozicion, për transferimin e tij.

Smalling është paraqitur në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë edicion, duke gjetur dy herë rrugën e golit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK