Sport
Man Utd: Ja sa kushton Paul Pogba

26 vjeçari po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi dhe shumë pak ka ndihmuar Manchester Unitedin në fushë këtë sezon, por lëndimi nuk e ka larguar atë nga spekulimet e shumta për të ardhmen, pasi edhe vetë ka pranuar se është i interesuar për një “sfidë të re”.
Pogba ka qenë fort i lidhur me një rikthim te Juventus, ose edhe me gjigantët spanjoll të Real Madridit, por sipas ‘The Guardian’, Manchester United nuk do të pranojë asnjë ofertë nën çmimin e tyre prej 100 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Ky çmim, do të paraqiste një humbje shumë të vogël për Manchester Unitedin, që Pogban në vitin 2016 e transferoi për 105 milionë euro nga Juventus./Lajmi.net/






















