Connect with us

Ndryshe

“Mallkimi” që e përndoqi familjen Kennedy, ngjarjet që tronditën opinionin

Publikuar

me

Tragjedia e familjes Kennedy ka nisur shumë më përpara se të vriteshin dy vëllezërit e adhuruar të Amerikës, John dhe Robert. Vdekja e John F. Kennedy, 22 nëntorin e vitit 1963, trondit mbarë opinionin botëror. Vrasja e vëllait të tij, Robert Francis Kennedy, pesë vjet më vonë, e paralizoi opinionin e kontinetit amerikano-verior.

Vrasja e vëllait të tij, Robert Francis Kennedy, pesë vjet më vonë, e paralizoi opinionin e kontinetit amerikano-verior.Por familja Kenedi duket sikur ka pasur një mallkim mbi veten që përpara: gjithshka nisi me vëllain e madh të John Kennedy, Joseph Patrick Junior, I cili ka qenë pilot gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai vdiq gushtin e 1944-tës; avioni i tij ishte mbushur me eksploziv dhe misioni ishte të pozicionohej mbi një nëndetëse gjermane, ta lëshonte drejt saj e vetë të hidhej me parashutë; por avioni shpërtheu para kohe, duke e vrarë në vend.

Katër vjet më vonë, motra e ish presidentit amerikan, Kethlin Kennedy vdiq në një aksident me avion.

Në 1964-tën, Eduard “Ted“ Kennedy, vëllai më i vogël i Johnnit, dëmtoi shtyllën kurrizore në një aksident me avion, shkruan Bordo.al.

Ngjarjet tragjike të familjes e alarmuan Jacky Kenned-n, që e vuri të birin, John Ficxherald Junior të betohej se nuk do të vinte këmbë në avion. Por ai e kishte pasion pilotimin.

Pesë vjet pas vdekjes së të ëmës, mori një avion privat bashkë me të shoqen Carolyn Bessette dhe kunatën, Lauren, por vdiqën që të tre, sepse mjeti u rrëzua në oqeanin Atlantik.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com