Connect with us

Sport

Majlinda Kelmendi nuk garon nesër në Paris – ja me kë paraqitet Kosova

Publikuar

Distria Krasniqi, e cila normën Olimpike Tokio 2020 po e kërkon në kategorinë -48 kilogramë, këtë herë do të garojë në -52 kilogramë. Në këtë kategori mungon kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi.

Nora Gjakova do të garojë në -57 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu në -63 kilogramë.

Sot është hedhur shorti. Distria raundin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në të dytën takohet me Faiza Aissahine.

Nora në luftën e dytë (të parën kaloi tutje), pret fituesen e duelit Larisa Alexandra Florian (Azerbaixhan) – Phuong Ngoc Nguyen (Vietnam).

Fazliu, për të cilën do të jetë pjesëmarrja e parë në një Grand Slam, takohet në rrethin e parë me turken Minel Akdeniz.

Gara e Grand Slamit vlerësohet ndër më të fortat në sportin e xhudos, ndërsa vlen për pikë Olimpike Tokio 2020. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK