Connect with us

Kosovë

Lutfi Haziri vazhdon të jetë aleati më i mirë i Kurtit nga LDK: Kurti nuk u ngut e nuk u vonua për taksën

Publikuar

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia që i përket (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pasë të njëjtin qëndrim sa i përket tarifës 100 përqind ndaj mallrave serbe.

“Besoj që Kryeministri duhet të veprojë në përputhje me frymën që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe ta ruajë partneritetin me SHBA-në deri në pikën e fundit. Reciprociteti si politikë, është masë në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe jo vetëm në raporte diplomatike”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova, transmeton Periskopi.

“Mbështes hapin edhe frymën që kjo të shkohet në shkallë graduale si politikë e reciprocitetit. Nga momenti që Qeveria e vendos suspendimin dhe largimin e tarifës, pjesa tjetër është kalendarike-ditore. Janë bërë përgatitje të mëdha tash e disa muaj për largimin e tarifës”.

Haziri ka theksuar përmes telefonit në Zona e Debatit se nga procesi i dialogut nuk do të ketë fitues të mëdhenj.

“Daljen e Kurtit e kam pritë këtë javë. Është ambient politik ku Kurti si Kryeministër ka bërë veprime politike të pritura, as nuk është vonuar as nuk është ngutur në nxjerrjen e vendimit”.

Ndryshe, Lutfi Haziri në muajt e fundit ka qenë aleatë më i mirë i Albin Kurtit nga ana e LDK-së, duke e thyer oponencën e mëhershme që e kishte pasur me këtë parti politike./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK