Lajme
Lufta në Siri: Trupat amerikane përballen me përkrahësit qeveritarë në Qamishli

Një burrë raportohet i vrarë pas një konfrontimi të rrallë në verilindje të Sirisë në mes të koalicionit të forcave të prira nga SHBA me luftëtarët proqeveritarë.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Sana, ka thënë se burri civil është vrarë kur trupat amerikane shtien mbi turmën që po provonte t’i ndalonte ata që të kalonin nëpër një pikë kontrolli në qytetin Qamishli, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Një grup monitorues ka thënë se nuk është e qartë nëse i vrari ka qenë i armatosur ose jo.





















