Sport
Lot, emocione dhe gjithçka që ndodhi në nderimin që Lakers ia bëri Kobe Bryant

Para ndeshjes me Portland Trail Blazers, në ‘Staples Center’ i gjithë organizimi i ishte dedikuar Kobe Bryant, njeriut që me fanellën e Lakers fitoi pesë tituj të NBA.
Fillimisht, fanellat e tij me numër 8 dhe 24, ishin vendosur në karriget e sallës, për të vazhduar me pjesën tjeter.
Derisa këndohej në dedikim të Kobe, tifozë dhe lojtarë në sallë, u tradhtuan nga emocionet, duke mos mundur t’u përmbahen lotëve.

Emocional ishte edhe reagimi i LeBron James, yllit të Lakers, që kishte raporte të veçanta me Kobe Bryant.

Kobe Bryant gjithë karrierën e kaloi te Lakers, duke fituar shumë tituj si me klubin ashtu edhe individual.
Ai me të drejtë konsiderohet si ndër më të mirët në histori të basketbollit./Lajmi.net/






















