Connect with us

Sport

Lorik Cana tregon skuadrën favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Publikuar

Në analizën e tij, 36-vjeçari gjithashtu Manchester Cityn Real Madridin dhe Juventusin si favoritë të këtij viti dhe shton se nuk është shumë e nevojshme për të folur për një spektakël si Champions League, për të cilin flasin më mirë faktet, ndeshjet dhe magjia.

Intervista e plotë:

Prej sonte futbolli pushton audiencën televizive. Le të kujtojmë sipas mendimit tuaj, cilat janë sfidat më të bukura në këtë fazë të finaleve?

Në përgjithësi, Champions League në tërësi është një kompeticion i jashtëzakonshëm. Pastaj, kur kalojmë këtë fazën e grupeve dhe fillojmë nga shkurti me fazën e eliminimit direkt, sigurisht që edhe interesimi shtohet, edhe cilësia shtohet akoma më shumë, duke e ditur që kemi të bëjmë me ajkën botërore të futbollit. Sepse Uefa Champions League nuk është vetëm një kompeticion evropian. Aty mblidhen ajka futbolliste e gjithë globit që luajnë për këtë kompeticion. Ka sfida jashtëzakonisht të bukura, duke filluar nga sfida mes Atletiko, që ka qenë dy herë finaliste në këto garat e fundit, ndaj skuadrës së Liverpulit që ka qenë finaliste dhe fituese.

Kemi Dortmund-PSG . Kemi një Dortmund që po ecën jashtëzakonisht shumë me një skuadër jashtëzakonisht e re dhe dinamike ndaj një skuadre si PSG me investime të mëdha financiare dhe me superyje si Mbappe dhe Neymar. Pastaj nesër kemi befasi të tjera si Atalanta me Valencian, Chelsea-Bayern Munchen. Gjithsesi, njerëzit janë shumë kuriozë dhe nuk ka shumë nevoje të flasësh rreth Uefa Champions Leauge. Faktet, ndeshjet, spektakli dhe magjia e Champsions League i tërheq njerëzit.

Keni qenë edhe vetë pjesëmarrës në Champions League me Parisin dhe me Marsejën. Çfarë mbresash ka lënë tek Loriku pjesëmarrja në Champions?

Është e jashtëzakonshme. Dhe për një sportist që ka arritur të luajë në kampionatet e mëdhenj, në klubet e mëdhenj, dhe dëshira për të marrë pjesë në Champions League. Mua me kujtohet që vitin e dytë me skuadrën e parë të Parisit kur ne e mbyllëm në vendin e dytë, para se ta dinimin që do të kualifikoheshim, fillon një lloj ëndrre. Ka qenë viti 2003-2004. Isha me fat që me 21 vjet unë kam përjetuar Champions Leaguen.

Kjo ka qenë ëndërr për një fëmijë që ka ëndërruar të jetë pjesë në këtë botë dhe Parisi mua më ka ndihmuar që të jem aty. Me të vërtetë ka një magji speciale. Kombëtarja është diçka shumë e veçantë, kampionatet janë të veçanta, Europa League është diçka shumë e veçantë, por kur e dëgjon atë muzikën dhe je i rreshtuar aty, ajo të jep një ndjesi shumë të veçantë.

Në garë për Champions League janë ekipet e mëdhenj. Cilat janë sipas jush favoritët për këtë vit për ta fituar titullin?

Në përgjithësi të gjithë njerëzit apo ata që janë më ndjekës, ekipi i parë që vjen në mend është Liverpuli. Është një skuadër që do ta fitojë besoj me shumë mundësi titullin në Angli dhe do t’i japë mundësi të fokusohet. Ka një kundërshtar shumë të fortë që është Atletiko. Nëse e kalon Atletikon, e ka rrugën të hapur pastaj, është një makineri e përsosur nëse nuk ka dëmtime në skuadrën bazë. Një skuadër tjetër jashtëzakonisht shumë e fortë mbetet Manchester City. Një Real Madrid me në krye Zidane, që ka treguar se është i gatshëm për të fituar 3 vite rresht titullin dhe mbetet e rrezikshme. Një Juventus që është e përgatitur për të shkuar shumë larg.

Sonte kemi dy ndeshje, Atletiko-Liverpul dhe Dortmund me PSG. Me cilin do të bëjë tifoz sot Loriku?

PSG normale, skuadra me të cilën kam luajtur.

Shqipëri10 minutes ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme1 hour ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni3 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri3 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme4 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme4 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë4 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme4 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë5 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni5 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota5 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme7 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

NA NDIQ NË FACEBOOK