Kosovë
Limaj: Si çdo ditë tjetër sjellim në kujtesë sakrificën e njerëzve të këtij vendi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë.
Limaj ka thënë se Pavarësia e Kosovës shënon të arriturën më të madhe në historinë e shtetit tonë. “Shpallja e Pavarësisë 12 vite me parë është kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptarë, që kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë tjerë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.
Kreu i Nismës ka thënë se sot si çdo ditë tjetër, sjellim në kujtesën tonë mundin dhe sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë angazhuar për ta realizuar ëndrrën tonë shekullore. Ish zv-kryeministri i Kosovës u ka shprehur mirënjohje edhe miqve ndërkombëtar të cilët e kanë ndihmuar vendin tonë në çdo etapë të shtetndërtimit.
Postimi i plotë i Limajt:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot mbushën 12 vjet nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e cila shënon të arriturën më të madhe në historinë e shtetit tonë. Shpallja e Pavarësisë 12 vite me parë është kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptarë, që kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë tjerë. Ne, sot si çdo ditë tjetër sjellim në kujtesën tonë mundin dhe sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë angazhuar për të realizuar ëndrrën tonë shekullore. Në këtë ditë historike shprehim mirënjohje dhe u jemi përherë falënderues miqve tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët në çdo moment kanë qenë krah mbështetës në rrugëtimin tonë drejt Pavarësisë dhe si shtet, e që fatmirësisht si të tillë vazhdojnë të jenë. Lavdi dëshmorëve të Kombit! Urime 12 vjetori i Pavarësisë! FL




















