Connect with us

Kosovë

Limaj për marrëveshjet në Munih: Kurti u fshehë pas dy drejtorëve të tij

Publikuar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar në një intervistë dhënë në “Rubikon” të KTV-së, se kryeministri Albin Kurti ishte në dijeni të marrëveshjeve që u nënshkruan në Mynih javë më parë me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, për aviacionin dhe hekurudhat. Por sipas tij, Kurti zgjodhi të bëjë lojë, të mbetët në hije.

Limaj shtoi se Kurti fillimisht tha se nuk ishte në dijeni për marrëveshjet, kurse tash, sipas tij, thotë se i ka trajtuar ato tema.

I pari i Nismës pohoi se Kurti as nuk u mori përgjegjësinë që i takon, e as nuk e autorizoi ministrin t’i nënshkruajë ato.

“Çdo marrëveshje është draft derisa nuk nënshkruhet, e ka pasur para vetës. E ka pasur edhe ministrin Lumir Abdixhiku. Kryeministri nuk ka dashur, ministrit nuk ai ka dhënë autorizimin, e për këtë i ka dërguar dy drejtorë”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, në momentin që kryeministri e ka parë që marrëveshjet janë në shpërputhje me ligjet e Kosovës, atëherë është dashur t’i refuzojë.

“Kryeministri është dashur të marrë vendim, jo të heshtë. Ky është veprimi më i keq. Është dashur t’u jepen urdhra edhe drejtorëve, jo të heshtë. Mendoni ju se drejtorët kanë shkuar pa marrëveshje me Qeverinë? Atëherë, nëse do të ishte kështu, do të duhej të shkarkoheshin drejtorët. Kryeministri jonë po fshihet pas dy drejtorëve”, ka shtuar Limaj.

 

Lajme59 minutes ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni2 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme4 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni5 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri5 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme6 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni7 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri8 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme9 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni10 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri11 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme11 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

NA NDIQ NË FACEBOOK