Connect with us

Lajme

Ligji për prokurorinë në Kuvend, pikëpyetje nëse do të votojnë 80 deputetë ‘pro’

Publikuar

me

Partia në pushtet LSDM është e bindur se është arritur bazë e mjaftueshme që Ligji për Prokurorinë Publike të marrë mbështetjen e së paku 80 deputetëve.

“Ligji garanton që të gjitha lëndët gjyqësore që dalin nga PPS-ja do të kenë epilog gjyqësor. Ky ligj garanton se s’ka amnisti të fshehtë për askënd dhe se gjithkush për të cilin ekziston akuzë do të dëshmohet para institucioneve në përputhje me ligjet”, deklaroi Jovan Mitreski, deputet i LSDM-së.

Deputeti socialdemokrat Jovan Mitrovski po ashtu tha se në tekst janë përfshirë edhe kërkesat e opozitares VMRO-DPMNE dhe grupit të pavarur të deputetëve të DPMNE-së.

Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Micskoski tha se ligji është i papranueshëm, ndërsa thirri deputetët e Kuvendit që të mos e votojnë.

“Në këtë shtet nuk mund që ligjet për dikë të jenë dënime për dikë amnisti. Mes vërejtjeve të shumta, për VMRO-DPMNE-në problemi kryesor gjithashtu është neni 110 i ligjit të propozuar, me të cilin parashihet që bisedat e përgjuara të mos vlejnë si dëshmi, me të cilin qartë dëshirohet amnisti për Zaevin, amnisti të Reket 1, Reket 2, Leonardo e kështu me radhë”, potencoi Mickoski.

Edhe opozita shqiptarët është kundër projektligjit. Njëjtë si për DPMNE-në edhe për Aleancën për Shqiptarët problematik është neni 110, ku parashihet që të mos mund të ngrihet akuzë në bazë të materialeve përgjuara, por bombat të mund të përdoren vetëm si indicie.

“Për fat të keq nga ajo që po shohim, versioni i fundit që lëshohet në procedurë parlamentare ka një ndryshim drastik tek neni 110. Me këtë nen sugjerohet amnisti e përgjithshme e të gjithë atyre që janë përfshirë në krim dhe korrupsion. Qëndrimet e ASH me këtë çështje kanë qenë parimore dhe ne nuk do të mbështesim asnjë ligj që ka për qëllim amnistimin e kriminelëve dhe atyre që janë të korruptuar”, theksoi Surija Rashidi, deputet i ASH-së.

Projektligji për prokurorinë nuk e ka as mbështetjen e Lëvizjes Besa. Deputeti Fadil Zendeli përveç që e konsideron amnisti të krimit, ia kujton tani Zaevit se nuk e ka respektuar marrëveshjen e para një viti mes Besës dhe Qeverisë që në letërnjoftim të shkruhet përkatësia etnike.

“Kemi edhe një arsye tjetër, qeveria nuk respektoi marrëveshjen të cilën ne si deputetë e kishim me qeverinë për ndryshimet kushtetuese, veçanërisht te evidenca amë të personave në dokumentet e identifikimit, veçanërisht letërnjoftimi. Kishte qeveria një vit që ta plotësojë këtë marrëveshje, e nuk ka bërë asgjë, e as s’ka pasur ndërmend të ndërmarrë”, deklaroi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA.

Bashkimi Demokratik për Integrim është shprehur pro projektligjit, por siç mëson TV21, kushti i vetëm është që në seancë të hyjë versioni të cilin mbrëmë e kanë miratuar së bashku partnerët e koalicionit, për shkak se në Kuvend qeveria e ka sjellë një version paraprak me të cilin BDI nuk pajtohet.

Ndërkaq grupi i pavarur i deputetëve të DPMNE-së me shumë gjasa do të votojë pro ligjit thotë deputetja Emilija Aleksandrova.

“Konsideroj se do të jetë 7 vota nga ne, po…”, tha Aleksandrova.

Aleksandrova thotë se shumë vërejtje të grupit të saj janë pranuar.

TV21: Mendoni se kjo me bombat është e pranueshme?

“Konsiderojmë se në frymën e PPS-së bombat duhet të gjejnë vendin aty ku e kanë. Prokuroria Publike Speciale u ngrit për këtë synim, u ngritën ato lëndë që u ngritën, lëndë që janë në fazë hetimi dhe konsiderojmë që më tej edhe në frymën e PPS-së, për këto procese, ne transferuam lëndët por jo edhe kompetencave, që është shumë e rëndësishme, ne në një far mënyrë nuk e inkorporuam PPS-në në PPS vetëm transferuam lëndët. Kjo është vërejte e rëndësishme që e kanë thënë 99% e ekspertëve në debatin publik”, potencoi Aleksandrova.

Qeveria në Kuvend projektligjin e ka sjellë me flamur evropian që nënkupton që do të jetë në komisionin për çështje evropiane të cilin e drejton deputeti Artan Grubi.

Parashihet që nevoja e miratimi të ligjit të kalojë sonte me shumicë të thjeshtë votash. Më pas do të ketë debat dy ditor në Komision, pas të cilës ligji dërgohet në seancë plenare për miratim.

Që të kalojë duhen 2/3-tat e votave, pra 80 vota, të cilat ende nuk është e sigurt nëse janë siguruar.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com