Sport
Liga e Evropës: Roma shënon fitore minimale kundër Gent

Roma ka shënuar fitore përpara tifozëve të tyre, në përballjen me skuadrën belge, Gent, shkruan lajmi.net.
Kjo fitore e Romës erdhi falë golit të shënuar nga Carles Perez, i cili gjeti golin në minutën e 13’ të takimit.
Fitorja minimale në ‘Stadio Olimpico’ i jep përparësi Romës për ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin e Gent.
Sigurisht, me një fitore minimale, asgjë nuk është e sigurt për ‘Giallorossi’. /Lajmi.net/






















