Connect with us

Lajme

Lëvizja Besa nuk ndalet, mbledh strukturat në Çair (FOTO)

Publikuar

Edhe përkundër koalicionit dy palësh që arritën ASH dhe Alternativa, Lëvizja Besa e Bilall Kasamit nuk e ka ndërmend të ndalet, përcjell Zyrtare.net

Mbrëmjen e kësaj të enjte, Lëvizja Besa ka mbledhur strukturat e saja në Komunën e Çairit për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 12 prillit.

Nga fotografitë e publikuara nga sekretari i kësaj partie, Arjanit Hoxha shihet një interesim i madh nga ana e qytetarëve të cilët mezi e presin ndryshimin e 12 prillit.

Akoma mbetet i paqartë vendimi i kreut të ASH-së, Ziadin Sela se përse la jashtë përfshirjes në bashkëpunim partinë opozitare atë të vërtetën, Lëvizjen Besa, partia që nuk ishte pjesë e asnjë kombinatorike qeveritare./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK