Connect with us

Lajme

Lëvizja Antibixhoz dhe qytetarët kërkojnë të mbyllen lojrat e fatit

Publikuar

Propozim ligji për lojrat e fatit I cili parashihte dislokimin e kazinove 3 kilometra larg vendbanimeve nuk arriti të miratohet para se të shpërndahet Kuvendi. Si pasojë e kësaj Levizja Antibixhoz tashmë ka dalë edhe me kërkesa më radikale duke kërkuar që të mbyllen të gjitha kazinotë dhe bastoret në vend duke ndejkur modelin e Shqipërisë dhe Kosovës. Nga kjo lëvizjë shtojnë se ditën kur partitë politike do të fillojnë të kërkojnë votat e qytetarëve ata do të nisin me bllokimet e rrugëve.

“Tani ne si lëvizje nuk kërkojmë dislokimin e lojrave të fatit prej 3 kilometrave larg vendbanimeve por qëndrimi jonë është që të mbyllen të gjitha bastoret dhe kazinotë siç u mbyllën në Shqipëri dhe Kosovë. Duam që të ju japin një mesazh politikbërjes të cilët mendojn të dalin në teren dhe kërkojnë votat. Atë ditë që do të vijnë partitë për të kërkuar votat do të na gjejnë përballë dhe ne do ti bllokojmë rrugët dhe të ju bëjmë me dije se faji është I juaji.”- tha Nuhi Ganija nga Lëvizja Antibixhoz.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se kazinotë në vend duhet të mbyllen, duke shtuar se lojërat e fatit janë të dëmshme për të rinjtë dhe për ardhmërinë e vendit.

“Kazinot duhet të mbyllen por ato I kanë hapur të pasurit e mëdhenj, un nuk mundem as ti hap e as ti mbyll mirëpo janë të dëmshme. Kushdo qoftë që shkon aty mua nuk më bëhet qejfi ato janë të dëmshme dhe duhet të mbyllen”….

“Kazinot nëse pyetëm un i mbylli dhe I dënoj ashpër ato persona të cilët i hapin. I kanë hapur ata të mëdhënjë që ti plaçkisin të rinjtë dhe ti shkatërrojnë. Kazinotë duhet si në Shqipëri të mbyllen edhe këtu mirëpo nuk dëshirojnë ti largojnë”…

“Mendimi I im reth kazinove është se duhet të mbyllen”….

“Jam që kazinot të mbyllen, i shkatëruan të gjithë rininë, mirëpo asgjë nuk bëhet nga kjo qeveri.” thanë qytetarët për TVM2.

Periudhën e kaluar janë regjistruar një numër I madh i incidenteve nëpër bastoret dhe kazinotë në vend, ku njëra ishte edhe me viktima në njerëz. Nëse shteti ju mundëson që edhe më tej të hapen keto lojra fati pasojat do të jenë fatale thonë nga Levizja Anti Bixhoz.

NA NDIQ NË FACEBOOK