Connect with us

Sport

Lehmann: Liverpool mund të thyej rekordin e Arsenal

Publikuar

Skuadra e Liverpool është ajo që ka dominuar Premierligën gjatë këtij sezoni, duke barazuar vetëm një ndeshje dhe duke fituar 23 të tjera.

Ata nuk kanë akoma asnjë humbje, dhe janë në rrugë të mirë që të shpallen kampion pa pësuar humbje; gjë të cilën e kishte bërë vetëm Arsenal.

Por, ish portieri i ‘Gunners’ beson se Liverpool mund të thyejnë rekordin e Arsenal.

“Liverpool janë në rrugë të mirë për të thyer rekordin e Arsenal. Nuk besoj se titulli mund t’iu largohet atyre” ka thënë Lehmann, transmeton lajmi.net.

“Dhe, pas 30 viteve pa fituar titullin, do të ishte e merituar, sidomos me këtë ecuri sensacionale dhe mendësi” ka shtuar portieri gjerman.

Përkundër shumë zërave që flasin për një triumf në Premierligë, si ‘i paparë/paprekshëm’, Klopp nuk i ka dhënë shumë rëndësi këtij rekordi. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK