Sport
Le Sharp: Partneriteti Bruno-Pogba është ajo çfarë i duhet Man Utd

Ish-sulmuesi i ‘’Djajve të Kuq’ ’beson se ky partneritet në mesfushën ofenzive është pikërisht ajo që iu është dashur rekordmenëve anglez.
‘’Unë mendoj se ata të dy janë partnerë të shkëlqyer në fushën e lojës, është pikërisht ajo çka United ka nevojë’’, tha anglezi për Sky Sport, transmeton lajmi.net.
Bruno Fernandes u ble nga Sporting Lisbona për shifrën e 51 milionë funteve nga ‘’Djajtë e Kuq’’.
Mesfushori shihet si lojtari kyç në skemat e trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer. /Lajmi.net/





















