Kosovë
LDK konfirmon: Këta janë 5 zv.ministrat e rinj të Kurtit

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhjen në të cilën është vendosur për pesë emrat e parë për pozitën e zëvendësministrit në Qeverinë Kurti.
Florian Dushi, Ismet Beqiri, Xhavit Rexhaj, Agim Krasniqi, dhe Fatbardha Emini janë emrat e parë nga kjo parti që do të bëhen zëvendësministra.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar Florian Dushi nga LDK’ja.
Ai tha se të gjithë këta emra janë vendosur që të emërohen në pozitën e zëvendësministrit.
Florian Dushi pritet të emërohet zv.ministër në ministrinë e Drejtësisë, Ismet Beqiri në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Agim Krasniqi në ministrinë e Financave dhe Transfereve, Xhavit Rexhaj në ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërsa Fatbardha Emini nuk dihet akoma se në cilën ministri do të emërohet.
Ndryshe deri më tani kryeministri Albin Kurti ka emëruar pesë zv.ministra.
Kujtojmë që VV dhe LDK si partner në Qeveri kanë vendosur që të emërojnë rreth 35 zv.ministra./Periskopi/






















