Connect with us

Kosovë

LDK-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, vendosin për emrat e ministrave

Publikuar

Pas lidhjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm.

LDK pas pak nis edhe zyrtarisht një nga mbledhjet më të rëndësishme të këtyre muajve të fundit ku pritet të vendoset se kush do të jetë emir i Kryeparlamentarit dhe të tjerë emra të ekzekutivit.

Lidhur me këtë zhvillim, flitet për dy emra: Vjosa Osmani apo Kujtim Shala, por organet vëndimmarrëse të LDK-së ende nuk kanë vendosur se kush do të  jetë Kryeparlamentare.

Disa prej deputetëve dhe zyrtarëve të kësaj partie, kanë thënë se kjo mbledhje do të filloj në ora 13:00.

Temë diskutimi në këtë mbledhje do të jetë lidhja e koalicionit ndërmjet LDK-së dhe VV-së.

Kujtojmë se sot gjatë ditën, VV-ja dhe LDK-ja kanë bërë me dije se kanë arritur marrëveshjen e koalicionit. Nesër pritet të zyrtarizohet dhe të votohet në Kuvendin e Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK